Kompania

Historia e ndërmarrjes tregtare Gentli Shoes është histori e afarizmit të dy brezave të një familjeje, të cilët ia përkushtuan dashurinë dhe pasionin tregëtisë me mjetin transportues më të përdorur të të gjitha kohërave, këpucën. Shkelzen dhe Suzana Domi vendosën të kyçen në tregëti me këpucë duke e hapur shitoren e parë në vitin 1991. Fillimisht e orientuar vetëm kah këpucët e lëkurës, veprimtaria e Gentli Shoes zu të zhvillohej me hapa të paparashikueshëm, duke e vendosur firmën shpejt në pozitë udhëheqëse të tregut të këpucëve në Kosovë. Pas luftës së viteve 1997-1999, firma Gentli Shoes doli plotësisht e shkatërruar duke u detyruar të rifillojë nga fillimi.